Rusia pritet që së shpejti të dërgojë në Serbi avionët e një teknologjie të lartë, pasi për këtë gjë ishin marrë vesh Putini dhe Vuçiqi në Beograd.
Këtë e ka konfirmuar Viktor Kladov, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar i kompanisë Rostech.
“Ky vit ka filluar me sukses. Tashmë kemi nënshkruar një sërë marrëveshjesh me partnerët e huaj, duke përfshirë edhe tre të tilla gjatë vizitës së Putinit në Serbi”, ka thënë ai, shkruan ‘novosti’.
E një burim brenda sektorit ushtarak rus ka thënë se këta aeroplan do të jenë të llojit MIG-29.
Gjashtë të tillë i kishte dhuruar Rusia, Serbisë në tetor të vitit 2017.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...