Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka dënuar sulmin e fundit të forcave ruse në Kharkiv, ku guvenratori i qytetit tha se 6 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pas bombardimit të një blloku banesash.
Sipas Zelenskit, një ndërtesë ishte shkatërruar totalisht dhe tha se ky sulm nuk kishte justifikim, shkruan Al Jazeera.
“Nuk do të falim, do të hakmerremi”, shkroi presidenti ukrainas në aplikacionin Telegram.
Ekipi mediatik i Zelenskit ndau pamjet e pasojave të sulmit, duke treguar shërbimet e urgjencës të mbledhura jashtë ndërtesës në flakë.
Këtë të enjte, Zelenski do të takohet në Lviv me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan./euronews.al/
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...