Rusia thotë se ka arrestuar një shtetas norvegjez nën dyshimet e spiunazhit.
Gjykata e Moskës ka dhënë verdiktin në lidhje me Frode Berg, ku ka thënë se ai duhet të mbahet nën arrest deri më 5 shkurt, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënësja e kësaj gjykata Ekaterina Krasnova nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Mediat ruse raportuan se Berg, një ish-inspektor i kufirit 62 vjeçar, u akuzua për marrjen e dokumenteve të klasifikuara rreth flotës së Rusisë.
Raportet pohojnë se ai është i lidhur me një shtetas rus të arrestuar muajin e kaluar, me dyshimin për tradhti.
Berg nuk ka bërë asnjë koment publik për këtë çështje.
Familja e tij tha se ata për herë të fundit dëgjuan prej tij dy javë më parë kur dërgoi një foto të tij në Sheshin e Kuq në Moskë.
Ministria e jashtme norvegjeze tha se kishte qenë në kontakt me një shtetas norvegjez në paraburgim në Rusi, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Norvegjisë, të cilat ndajnë një kufi, kanë qenë të tensionuara që nga aneksimi i gadishullit jugor të Krimesë së Ukrainës nga Moska në vitin 2014./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...