Agjensia e lartë hetuese në Rusi ka deklaruar se të paktën tetë persona kanë humbur jetën për shkak të helmimit me alkohol në një qytet të Siberisë.
Komiteti Hetues tha të dielën se të paktën 18 njerëz janë helmuar pas konsumimit të një losioni dushi që përmban alkohol në në Irkutsk, qyteti i gjashtë më i madh-të Rusisë me një popullsi prej 1.1 milion, transmeton arbresh.info.
Tetë prej tyre kanë vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë hospitalizar. Komiteti ka bërë të ditur se në shishet me losion ishte i shënuar paralajmërimi që nuk është përdorim të brendshëm. Hetuesit kanë hapur një hetim lidhur me incidentin.
Helmimet me zëvnedësues alkoholi në Rusi janë dukur e shpeshtë, por besohet se incidenti në Irkutsk ishte një ndër incidentet më vdekjeprurës ndër vite./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...