Rushdie rrezikon të humbasë njërin sy, pas plagëve të marra

09:48 | 13 Gusht 2022
A Z

Autori Salman Rushdie u sulmua të premten në skenë dhe tani është në një ventilator dhe nuk mund të flasë, tha agjenti i tij Andrew Wylie në një deklaratë, duke shtuar se autori, 75 vjeç, mund të humbasë njërin sy.

Rushdie ka vuajtur për vite të tëra me kërcënime me vdekje nga islamikët pas shkrimit të librit “Vargjet Satanike”, botuar në vitin 1988.

Policia arrestoi një të dyshuar të quajtur Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, New Jersey.

Policia e Shtetit të Nju Jorkut tha se i dyshuari doli në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe një intervistues në Institutin Chautauqua në shtetin perëndimor të Nju Jorkut.

Rushdie u godit me thikë të paktën një herë në qafë dhe në bark, thanë autoritetet. Ai u dërgua në një spital në Erie, Pensilvani, me helikopter.

“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë; dhe mëlçia e tij është dëmtuar pasi u godit me thikë”, tha agjenti i tij.

Asnjë motiv apo akuzë nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila është në proces të marrjes së urdhrave të kontrollit për të ekzaminuar një çantë shpine dhe pajisje elektronike të gjetura në qendër.

Intervistuesi që ishte me Rushdie, Henry Reese, pësoi një lëndim të lehtë në kokë dhe u dërgua në një spital lokal. Reese është bashkëthemelues i një organizate jofitimprurëse që ofron strehim për shkrimtarët e mërguar nën kërcënimin e persekutimit.

“Vargjet Satanike”, e detyroi autorin të fshihej për gati 10 vjet. Pasi romani surrealist, postmodern, ngjalli zemërim te disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemuese – fyese për një fe apo zot – dhe u ndalua në disa vende.