Hakerët rusë së fundmi janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet e NATO-s dhe ministrive të mbrojtjes të disa vendeve të Europës Lindore, sipas një raporti nga Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google.
Raporti nuk thekson se cilat vende ishin shënjestruar në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing” të nisura nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto, transmeton portal arbresh.info
Fushatat u zhvilluan duke përdorur llogari të reja të krijuara në Gmail.
Google thotë se ndërsa “shkalla e suksesit të këtyre fushatave është e panjohur”, nuk është në dijeni të ndonjë llogarie të Gmail që është komprometuar.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia dhe grupet e hakerëve të mbështetur nga Rusia përbëjnë një kërcënim.
Rusia ka mohuar akuzat për rritje të sulmeve kibernetike ndaj objektivave perëndimore./arbresh.info/
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...