Qytetarët në Rumani kanë ngritur zërin kundër Kishës Ortodokse, për shkak të vdekjes së një foshnje gjatë ceremonisë së pagëzimit.
“Vdekja e një të porsalinduri për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të eliminohet …”, thanë iniciatorët e peticionit të nisur në Internet, i cili deri më tani ka mbledhur më shumë se 56,000 nënshkrime, transmeton portali arbresh.info
Foshnja gjashtë javëshe vdiq në spital të hënën, menjëherë pas pagëzimit në një kishë në Suceava. Sipas ritit, ajo ishte zhytur tri herë në ujin e bekuar. Pas kësaj, foshnja u sëmur dhe vdiq disa orë më vonë në spital nga dështimi i zemrës.
Sipas autopsisë, foshnjës i ishin mbushur mudhkëritë me ujë dhe tashmë është hapur një hetim ndaj priftit për pakujdesi.
Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Vasile Banesku tha se priftërinjtë mund të spërkasin të porsalindurit vetëm lehtë në ballë për të shmangur tragjedi të tilla.
Por Kryepeshkopi Teodosije, udhëheqësi i krahut të fortë të kishës, tha se riti nuk do të ndryshonte./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...