Rumania të enjten mori zyrtarisht kryesimin me Bashkimin Evropian (BE) nga Austria e cila kryesoi gjashtë muajt e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e marrjes së presidencës së BE-së, u mbajt në kryeqytetin rumun, Bukuresht, ku morën pjesë përfaqësues të lartë politik të vendit dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.
Në mesin e të pranishmëve ishin presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, presidenti rumun, Klaus Iohannis si dhe kryeministrja e vendit, Viorica Dancila.
Në adresimin e tij të pranishmëve, presidenti rumun, Iohannis, tha se vendi i tij do të punojë për ta bërë BE-në më të bashkuar dhe më të fortë, për të shtuar se sfida më e madhe aktualisht janë Brexiti, migracioni dhe siguria.
Tusk tha se ka besim të plotë te Rumania se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e të gjithë Evropës, ndërsa Juncker tha se Rumania është në qendër të Evropës, dhe se BE nuk do të ishte e plotë pa Rumaninë.
Ai theksin e vendosi te rëndësia e sundimit të ligjit dhe te lufta kundër korrupsionit në të gjithë Evropën.
Paralelisht me ceremoninë, një grup qytetarësh para ndërtesës ku po mbahej eventi, organizuan protestë kundër qeverisë së kryeministres Dancile.
Turma mbante pankarte me mbishkrimet “Mirëserdhe Evropë”, “Mos na braktis”, “E ardhmja e Rumanisë është në BE”.
Programi i presidencës rumune me BE-në ka katër shtylla: Evropa e konvergjencës; Evropë më e sigurtë; Evropa një lojtar më i fortë global dhe Evropa e vlerave të përbashkëta.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...