Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se planifikon të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme për të diskutuar për Grenlandën, ndërsa një krizë po përshkallëzohet brenda NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit Donald Trump për të marrë territorin e Arktikut.
Një takim urgjent ishte kërkuar nga ministrat e jashtëm të Grenlandës dhe Danimarkës, e cila ka thënë se çdo pushtim ose marrje e territorit nga aleati i saj në NATO do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”.
Duke folur me gazetarët në Washington, Rubio nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje nëse administrata Trump ishte e gatshme të rrezikonte aleancën duke ecur potencialisht përpara me një opsion ushtarak për të fituar kontrollin e Grenlandës.
“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo ndërhyrjen ushtarake, do të takohem me ta javën e ardhshme. Do t’i zhvillojmë ato biseda me ta atëherë, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar për këtë”, tha ai.
Franca ka thënë se po punon me aleatët se si t’i përgjigjen nëse SHBA-ja pushton Grenlandën.
“Duam të veprojmë, por duam ta bëjmë bashkë me aleatët evropianë”, ka theksuar ministri i Jashtëm, Jena Noel Barrot.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi preferon diplomacinë, por se nuk përjashton veprimin ushtarak.
“Kjo është diçka që po diskutohet në mënyrë aktive nga presidenti dhe ekipi i sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja Karoline Leavitt.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...