Rrjeti italian i supermarketeve Coop Alleanza njoftoi se do të ndalojë shitjen e produkteve izraelite dhe se, në të njëjtën kohë, do të fillojë shitjen e Gaza Cola.
“Kjo është një iniciativë 100% palestineze, të ardhurat e së cilës do të kontribuojnë në ndërtimin e një spitali në Rripin e Gazës”-thuhet në njoftim.
Zinxhiri Coop Alleanza ka 350 supermarkete në tetë rajone italiane.
Produktet kryesore izraelite që do të ndalojnë së shituri, sipas shtypit, janë tahini dhe një markë sode.
“Përshkallëzimi i ditëve të fundit na ka bërë të dërgojmë një mesazh solidariteti, nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë dhunës. Gjithmonë kemi qenë në anën e atyre që bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe dënojmë me vendosmëri bllokadën e ndihmës humanitare të imponuar nga qeveria izraelite”-thuhet në një deklaratë të Coop Alleanza
Ndërkaq, Coca-Cola HBC Austria ka tërhequr miliona shishe plastike, pas shqetësimeve se disa produkte mund të përmbajnë metal.
Coca-Cola në shtetin austriak nisi tërheqjen e shisheve të mërkurën pasi kompania njoftoi se disa prej tyre mund të përmbajnë fragmente metali.
Tërheqja do të thotë se deri në 28 milionë shishe gjysmë litërshe mund të preken. Lëvizja do të ndikojë në disa produkte të pijeve Sprite, Coca-Cola, MezzoMix dhe Fanta, të datave midis 4 shkurtit dhe 12 prillit të vitit 2025,, shkruan tar.
“Nuk mund të përjashtohet që mund të ketë copa të vogla metali në një numër shumë të kufizuar shishe PET 0.5l për shkak të një gabimi teknik në prodhim. Ne këshillojmë që të mos konsumoni produkte potencialisht të prekura për shkak të rrezikimit të shëndetit. Kjo është një masë paraprake në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake. Të gjitha madhësitë dhe paketimet e tjera të paketimit nuk preken nga kjo tërheqje”-njoftoi Coca-Cola HBC Austria. Kompania theksoi më tej se ndjen keqardhje për incidentin dhe u kërkoi falje konsumatorëve për çdo shqetësim të shkaktuar.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...