Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar dhe paundi kanë pësuar rritje menjëherë pas dhënies së dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson. Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar po tregtohen me 1% më shumë, ndërsa paundi ka shënuar rritje, duke u shitur me 0.75% më shumë në 1.20 kundrejt dollarit, sipas CNN.
Ekonomia britanike ende përballet me sfida serioze si shkak i inflacionit të lartë, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe krizës mbi koston e jetesës.
“Megjithatë, mos bëni gabim, paundi mbetet shumë i dobët për shkak të gjendjes së tmerrshme të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të ngjarë të hyjnë në një recesion ndërsa Banka e Anglisë refuzon të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive për t’u marrë me inflacionin në rritje,” tha Ëalid Koudmani, analisti kryesor i tregut në ndërmjetësin XTB./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...