Çmimet e gazit në Evropë janë rritur përsëri.
Kjo pasi Gjermania ka shtyrë miratimin e gazsjellësit të Rusisë, Nord Stream 2.
Rregullatori i energjisë gjermane pezulloi procesin për vënien në funksion të gazsjellësit Nord Stream 2 të martë, shkruan EuroNews transmeton arbresh.info
Ky vendim ka shuar shpresat se gazsjellësi do të mund të jetë funksional në muajt në vijim dhe që do të mund të lehtësojë krizën me energji në Evropë, të shkaktuar nga disa faktorë, përfshirë prodhimin më të vogël sesa është pritur.
Rritja e kërkesës, pas rihapjes së ekonomive, është po ashtu shkak për këtë rritje çmimesh.
Rusia është akuzuar për bllokim të furnizimeve shtesë të gazit natyror në Evropë përmes gazsjellësit ekzistues që kalon Ukrainën në mënyrë që t’i bëjë presion Bashkimit Evropian për të miratuar më shpejt projektin, Nord Stream 2.
Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë këtë projekt, duke thënë se rrezikon sigurinë energjetike në Evropë.
Përndryshe, rritja e çmimeve të gazit është duke shkaktuar inflacion në Evropë ashtu sikurse panik për ndërprerje të energjisë elektrike. /arbresh.info/
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...