Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 77 njerëz në Gaza gjatë natës, disa orë pasi u njoftua një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve për t’i dhënë fund luftës 15 mujore midis Izraelit dhe Hamasit.
Marrëveshja e armëpushimit u njoftua të mërkurën pas ndërmjetësimit të Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së për të ndalur luftën që ka shkatërruar enklavën palestineze.
Marrëveshja, e planifikuar të zbatohet nga e diela, përshkruan një armëpushim fillestar gjashtë-javor me tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Rripi i Gazës. Pengjet që mban Hamasi, i cili kontrollon enklavën, do të lirohen në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael.
Marrëveshja hap gjithashtu rrugën për një rritje të ndihmave humanitare për Gazën, ku shumica e popullsisë është zhvendosur dhe po përballet me mungesa akute ushqimore, paralajmëruan ekspertët e sigurisë ushqimore në fund të vitit të kaluar.
Pranimi i marrëveshjes nga Izraeli nuk do të jetë zyrtar derisa të miratohet nga kabineti i sigurisë dhe qeveria e vendit.
Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka shtyrë votimin, duke akuzuar Hamasin se ka bërë kërkesa shtesë të minutës së fundit./abcnews.al
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...