Çmimi i gazit natyror për megavat-orë në Evropë u rrit për 25,8 për qind në 270,23 euro, treguan të dhënat më të fundit të tregut, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i kontraktuar i gazit për shtator në TTF, qendra virtuale e tregtimit të gazit natyror me bazë në Holandë, sot në hapje ishte me 275 euro për megavat-orë.
Çmimet treguan një rritje prej 25,8 për qind në 270,23 euro krahasuar me çmimin e mbylljes prej 214,66 euro më 2 shtator.
Çmimet e gazit u rritën pasi kompania ruse e energjisë Gazprom njoftoi se dërgesat e gazit natyror përmes gazsjellësi “Rrjedha Veriore 1” në Evropë janë ndalur për një kohë të pacaktuar.
Gazprom mbylli tubacionin midis 31 gushtit dhe 2 shtatorit për riparime, ndërkaq furnizimet ishin planifikuar të rifillonin pas 2 shtatorit, por kompania njoftoi se tubacioni do të mbetej i mbyllur.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, tha të hënën se dërgesat përmes gazsjellësit mund të fillojnë nëse hiqen sanksionet kundër Rusisë pasi ato pamundësojnë mirëmbajtjen e tubacionit.
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...
Jasir Asani realizon gol në AFC Champions League 2
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...