Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.178 vdekje ndërsa në Brazil 863, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se me 1.178 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 97.529.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 80.472 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste rekorde ditore numri i rasteve ka arritur në 6.225.763.
Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.187.825.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.
Brazil
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit tha se me 32.058 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ka arritur në 4.777.522 numri i rasteve me COVID-19 ndërsa bilanci i viktimave në 142.921 me 863 vdekje të reja.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 979.519 raste dhe 35.391 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.135.088.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë