Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve të FAO-s arriti në 128.5 pikë në mars, një rritje prej 2.4% nga shkurti dhe 1% më shumë se një vit më parë.
Rritjes i prijnë vajrat bimor me 5.1%, të shtyrë nga çmimet e larta të naftës që rrisin kërkesën për biokarburante.
Sheqeri me 7.2%, pasi Brazili pritet të përdorë më shumë kallam sheqeri për etanol për shkak të çmimeve të naftës. Drithërat me +1.5%, kryesisht nga rritja e çmimit të grurit për shkak të thatësirës në SHBA dhe kostos së lartë të plehrave në Australi ndërsa çmimi i Orizi është ulur 3%, nga oferta e re, kërkesa më e ulët dhe zhvlerësimi i monedhave kundrejt dollarit.
FAO paralajmëron se mbyllja afatgjatë e Ngushticës së Hormuzit, korridor kyç për karburant dhe plehra, mund të detyrojë fermerët të kufizojnë mbjelljet. Vendet në krizë borxhi mund të detyrohen të importojnë më pak ushqim ose produkte më të lira, duke rritur kështu pasigurinë ushqimore.
Kjo Agjenci e OKB-së, në planin afatshkurtër rekomandon: Sigurimin e rrugëve alternative tregtare, Mbrojtjen e transportit humanitar, Mbështetje sociale për familjet në nevojë.
Në planin afatmesëm rekomandon Shmangien e kufizimeve të eksporteve, Financim urgjent për fermerët në vendet e rrezikuara si India, Pakistani, Kenia, Sudani etj.
Ndërsa në planin afatgjatë rekomandon Investimet në depo, transport dhe teknologji për përdorim më efikas të plehrave.
Agjencia e OKB-së ka raportuar edhe për rritjen e Indeksit të çmimit të mishit për +1%, i nxitur nga rritja e çmimit të mishit të derrit në BE dhe kërkesa sezonale. Si dhe të Bylmetit për 1.2%, për shkak të rënies së prodhimit në Oqeani; ndërkohë në Bashkimin Evropian çmimet e djathit janë ulur./rtk
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...