Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Kroaci në rajonin e Pakovas.
Në kërkim të tij janë një helikopter i tipit Mi 171 Sh nga Divula në Kroaci dhe një aeroplan Pilatus i forcave ajrore kroate.
Ndërkaq në media thuhet se nuk bëhet fjalë për një helikopter të forcave ajrore të Kroacisë, por për atë të forcave mbrojtëse të Hungarisë që në Kroaci gjendej për një trajnim.
Ekipet e shpëtimit janë në terren, kurse deri më tani kanë arritur të gjejnë dy trupa nga tre personat që gjendeshin në helikopter
Ata ishin në Kroaci për një trajnim, kurse në fotografi amatore shihet tymi i zi i ngritur në qiell, ndërsa forcat e armatosura kroate pritet që së shpejti të dalin në një konferencë për media për të zbuluar detaje.
Akoma nuk dihet sesi ka ardhur deri të rrëzimi apo shkaqet, që mund të kenë çuar në këtë ngjarje që ka tronditur Kroacinë. /abcnews.al
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju