Një avion ushtarak është përplasur në qendër të Kolumbisë duke lënë tetë ushtarë të vdekur, njoftoi presidenti i vendit Juan Manuel Santos.
“Solidariteti ynë është me të afërmit e viktimave të ushtarëve të vdekur nga rrëzimi i avionit në Cundinmarca. Tetë persona kanë humbur jetën”, ka shkruar Santos në Twitter, transmeton portali arbresh.info.
Sipas të dhënave paraprake të ofruara nga shërbimet emergjente, avioni Cessna Caravan ishte nisur për në bazën ushtarake në departamentin e Tolimas për zonën e veriut.
Mediat vendëse kanë raportuar që avioni mund të jetë përplasur me antenën e telekomunikacionit./Arbresh.info
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...