Një aeroplan pasagjerësh është përplasur në Kazakistan, duke vrarë të paktën 15 njerëz.
Zyrtarët thonë se avioni nga Bek Air – një kompani ajrore kazake – u rrëzua menjëherë pasi u nis nga aeroporti i Almaty të premten në mëngjes, duke u përplasur në një ndërtesë, transmeton portali arbresh.info.
Të paktën 60 persona të plagosur, përfshirë fëmijë, u dërguan në spitale.

Fluturimi Z92100 ishte në rrugën nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin Nur-Sultan. Shkaku i përplasjes nuk dihet.
Një reporter i Reuters afër vendit të ngjarjes tha se kishte mjegull të rëndë në atë kohë.

Aeroporti i Almaty tha se kishte 93 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bordin e avionëve Fokker 100. Një listë e plotë e pasagjerëve të publikuar nga ministria e brendshme e Kazakistanit tha se kishte 85 të rritur, pesë fëmijë dhe tre foshnje në bord, duke mos llogaritur ekuipazhin.
Aeroporti tha që aeroplani humbi lartësinë në 07:22 me kohën lokale (01:22 GMT), para se të godiste një pengesë betoni dhe të rrëzohej në një ndërtesë dykatëshe. Nuk pati zjarr nga përplasja./arbresh.info/

Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...