Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën pasi një helikopter që po transportonte një familje turistësh u rrëzua në lumin Hudson, njoftuan autoritetet të enjten.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, viktimat ishin një familje me pesë anëtarë nga Spanja dhe piloti i helikopterit. Të gjithë ndodheshin në bord në momentin e aksidentit fatal.
“Zemrat tona janë me familjet e viktimave në këtë moment të dhimbshëm,” tha Adams gjatë një konference për shtyp.
Komisionerja e Policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, deklaroi se identitetet e viktimave nuk do të bëhen publike përpara se të njoftohen familjarët. Hetimet për shkaqet e rrëzimit janë ende në zhvillim.
Pamjet filmike të publikuara në rrjet tregojnë momentin dramatik kur helikopteri bie me kokë poshtë nga lartësia dhe përfundon në ujërat e lumit Hudson, duke shkaktuar një shpërthim uji.
Zyrtarët sqaruan se helikopteri humbi kontrollin menjëherë pasi ishte kthyer pranë Urës George Washington, ndërsa po lëvizte përgjatë vijës bregdetare të Nju Xhersit, shkruan BBC.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...