Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sërë sulmesh ajrore të kryera nga Izraeli në Iran.
Këto të dhëna u publikuan nga agjencia iraniane e lajmeve Nournews, e cila citon burime të brendshme, duke e cilësuar këtë si një bilanc të parë jozyrtar, transmeton Zeri.info.
Tashmë është raportuar se nga sulmet janë vrarë edhe një numër të udhëheqësve ushtarakë, duke përfshirë edhe Hossein Salamin, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Autoritetet iraniane ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare mbi numrin e viktimave apo qëllimin e sulmeve, ndërsa spitalet në Teheran janë mbushur me të plagosur.
Kjo ngjarje shënon një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, në një kohë kur rajoni ndodhet në një situatë tejet të brishtë sigurie.
LEXO EDHE
Izraeli apo Irani? Kush ka ushtrinë më të fortë në rast të një lufte “kokë më kokë”
Izraeli angazhoi 200 aeroplanë luftarakë për ta sulmuar Iranin, operacioni më i madh ajror në dekada
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...