Konvoje me rreth 200 automjete me ushtarë nga Çadi dhe Nigeri sot kaluan kufirin me Nigerinë, ku të dielën nisi një ofensivë tokësore dhe ajrore kundër militantëve nga grupi Boko Haram në verilindje të vendit.
Sipas dëshmitarëve okularë, automjetet ushtarake që nga nata e kaluar janë duke kaluar kufirin.
Gjenerali Zachary Ngonbonge nga Çadi konfirmon lajmin se trupat nga vendi i tij dhe Nigeri po kalojnë kufirin për të luftuar xhihadistët e grupit Boko Haram. Siç u përmend nga zyrtarët, në shënjestër janë ekstremistët në veriun e Nigerisënë Borno.
Ofensiva cila ishte një përgjigje e ushtrisë Nigeriane dhe aleatëve të saj pasi që Boko Haram të shtunën në mbrëmje me anë të një mesazhit në internet u zotuan për besnikërinë e tyre ndaj shtetit islam.
Çadi, Kameruni dhe Nigeri kanë ndihmuar tashmë Nigerinë në luftën e saj kundër Boko Haram.
Boko Haram tashmë gjashtë vjet luftojnë për të krijuar një shtet islamik në Nigerinë veriore, dhe në muajt e fundit ka intensifikuar dhunën që u përhap edhe në vendet fqinje. Aktualisht Boko Haram kontrollon disa qytete në verilindje të Nigerisë./arbresh.info/
Presidentja Osmani pret delegacionin e Kongresit amerikan të...
Në prag të 1 Qershorit, Kuvendi i Shqipërisë hap sot dyert p...
Gjykata i jep dritën jeshile administratës Trump për dëbimin...
Barella: Taktikat nuk kanë aq shumë rëndësi sa zemra në fina...
“Trepça”, ftesë minatorëve: Tërhiquni nga përmbarimi – rrezi...
Kurti priti në takim delegacionin e Kongresit amerikan dhe A...