Rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime njerëzore, tha sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët.
“Duhet të përputhet me ambicien për t’u siguruar që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj tyre”, shtoi Tedros.
E pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen. /Express/
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...