Rreth 105 kamionë me ndihma janë futur në Gaza ditën e sotme. Kështu ka deklaruar Aekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Amani ku u takua sot me ministrat e Jashtëm të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, ai e pranoi se niveli i furnizimeve që po arrijnë në Gaza, nuk mund të jetë i mjaftueshëm.
“Shtetet e Bashkuara janë “të fokusuara intensivisht” në dërgimin e ndihmave humanitare në rajon”, deklaroi ai teksa u përgjigjej gazetarëve që e pyet nëse po bën presion për ndalimin e luftimeve për të lejuar furnizimin me ndihma dhe karburant.
Po ashtu, Blinken përsëriti edhe një herë qëndrimin e SHBA-së, një armëpushim në këtë kohë nuk është veprimi i duhur pasi mund t’i krijojë mundësinë Hamasit që të riorganizohet./a2cnn
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...