Me 20 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Libi, numri i rasteve është rritur në 99 në këtë vend, bënë të ditur autoritetet shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kombëtare libiane për Kontrollin e Sëmundjeve në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje tha se në mesin infeksioneve të reja janë 17 raste të regjistruara në qytetin jug-perëndimor Sabha.
Katër pacientë kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa 40 të tjerë janë shëruar deri më tani në vend, sipas deklaratës.
Në një deklaratë të veçantë të mërkurën në mbrëmje, komuna Sabha njoftoi orën policore që aplikohet për të gjithë qytetarët, duke filluar nga e mërkura dhe duke zgjatur për dy javë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 355.750 personave në të gjithë botën, me më shumë se 5.69 milionë raste të konfirmuara, ndërsa numri i të shëruarve ka tejkaluar 2.35 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...