Një raport i mbështetur nga OKB ka konfirmuar shpalljen e urisë në Qytetin e Gazës dhe zonat përreth, duke e përshkruar si një krizë “tërësisht të shkaktuar nga njeriu”.
Mbi gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës po përballen me kushte “katastrofike”, ndërsa dëshmitë nga banorët tregojnë për mungesë të plotë ushqimi, raporton BBC.
“S’kemi ngrënë proteina tash e pesë muaj. Fëmija im më i vogël është katër vjeç dhe ai nuk e di si duken dhe çfarë shije kanë frutat e perimet”, tha Reem Tawfiq Khader, nënë e pesë fëmijëve nga Qyteti i Gazës.
Rida Hijeh, një tjetër nënë, tregoi se vajza e saj 5-vjeçare ka humbur gati gjysmën e peshës trupore dhe vuan nga kequshqyerja e rëndë. Ndërkohë, shumë nëna raportojnë se foshnjat po lindin më të dobëta e më të brishta për shkak të urisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 271 persona – përfshirë 112 fëmijë – kanë humbur jetën nga uria dhe kequshqyerja që nga fillimi i luftës.
Izraeli mohon ekzistencën e urisë dhe thotë se nuk ka bllokuar ndihmat, megjithëse mbi 100 organizata humanitare dhe agjenci të OKB-së thonë të kundërtën.
Që nga 7 tetori 2023, mbi 62 mijë palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite, e cila nisi pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...