Në kulmin e lëvizjeve festive, rrjeti në Gjermani pësoi kolaps duke sjell rradhë të gjata në pikën e kalimit në aeroporte.
Aeroportet gjermane u goditën nga një ndërprerje e sistemeve IT në nivel kombëtar, e cila ndikoi në sistemet e policisë në kontrollin e kufirit.
Kjo shkaktoi ndërprerje dhe radhë më të gjata për pasagjerët që vijnë jashtë zonës Shengen të Bashkimit Europian.
“Aktualisht ka një ndërprerje të sistemeve IT në nivel kombëtar,” tha një përfaqësues i policisë federale përmes telefonit, duke shtuar se oficerët ishin të detyruar të procesojnë manualisht pasagjerët që vinin jashtë zonës pa pasaportë Shengen.
Shkaku i ndërprerjes nuk është bërë i njohur. Ndërprerja shkaktoi radhë të gjata pasagjerësh që po prisnin në kontrollin e kufirit në disa aeroporte gjermane, përfshirë Frankfurtin, aeroportin më të ngarkuar të vendit.
Aeroporti i Berlinit konfirmoi kohë më të gjata pritjeje për pasagjerët jo-Shengen në migracion. / abcnews.al
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...