Michael Roth, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe shkëmbim të përvojave parlamentare.
Në një postim në rrjetin X, Roth ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm. “Provokimet dhe dhuna serbe duhet të marrin fund tani. Serbia dhe Kosova duhet të veprojnë në mënyrë më konstruktive për të çuar përpara procesin e normalizimit. Populli i Kosovës meriton paqe”, ka shkruar ai.
Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca e ka quajtur një takim shumë pozitiv me kryetarin Michael Roth dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut.
“Biseduam për zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për shkëmbim të përvojave parlamentare dhe mënyrat për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve tashmë të forta dypalëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social X./A2CNN
Ndalohen fishekzjarrët në hapësirat publike gjatë festave në...
ZRRE sqaron licencimin e EFT: Procesi është ligjor dhe i pav...
Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...