Roma është në prag të luftës, pasi popullsia e varfër ka reaguar me zemërim ndal emigrantëve që presin të zhvendosen në lagjet e tyre.
Virginia Raggi, kryetarja e Romës, ka paralajmëruar se beteja mes dy grupeve është e pashmangshme dhe se qyteti duhet të bëjë të pamundurën për të mirëpritur refugjatët dhe emigrantët, transmeton arbresh.info.
Situata më e rëndë është ne periferi, ku qytetarët e varfër nuk duan që të pranojnë emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
“Kryetarët e qyteteve duhet t’i presin refugjatët, t’ju ofrojnë ngrohtësi dhe strehim,” ka thënë Raggi.
Megjithatë, ajo ka theksuar se një gjë e tillë nuk është duke u parë nga qytetarët e Romës, sidomos nga qytetarët e varfër.
Ajo ka sqaruar se një familje marokene është zhvendosur nga banesa komunale pasi vendasin i kishin fyer për shkak të racës.
Në fillim të muajit, Roma ka mirëpritur 8.047 refugjatë, veprim i cili shkaktoi protesta./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...