Afër 4,700 migrantë janë shpëtuar sot në bregdetin libian derisa po tentonin të arrinin Evropën, ndërsa një grua është gjetur e vdekur, ka bërë me dije roja bregdetare italiane.
Dhjetëra mijëra persona, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë tentuar të kalojnë Mesdheun këtë vit, shpesh të paketuar në mënyra të rrezikshme në barka të vogla të papërshtatshme për një lundrim aq të gjatë.
Roja bregdetare italiane në një deklaratë për media ka thënë se ka koordinuar 20 operacione shpëtimi përfshi edhe disa anije të mëdha të cilat shpëtuan 4,343 migrantë nga barka të gomës e të ngjashme, raporton Reuters. Në një prej këtyre barkave është gjetur trupi i pajetë i një gruaje pa specifikuar shkaktarin e vdekjes.
Edhe 335 persona tjetër i gjetën në det si pjesë e misionit shpëtues të koordinuar nga Greqia dhe janë duke u dërguar në një port në Itali.
Evropa është duke u përballur me fluks të madh refugjatësh që po ikin nga lufta në vende si Siria, ndërsa Mesdheu është bërë pika më vdekjeprurëse për migrantët.
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...