Sipas ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, George Robertson, presidenti rus, Vladimir Putin, dëshironte që ta anëtarësonte vendin e tij në aleancë, por duke iu shmangur procesit të zakonshëm të aplikimit dhe për të mos qëndruar në linjë “me shumë shtete që s’kanë peshë”.
Ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, i cili e ka udhëhequr NATO-n në periudhën 1999 – 2004, tha se Putini e kishte bërë të qartë në takimin e tyre të parë se ai dëshironte që Rusia të ishte pjesë e Evropës Perëndimore. “Ata donin që të ishin pjesë e atij perëndimi të sigurt, stabil e të begatë, që Rusia ishte jashtë tij në atë kohë”, tha Robertson.
Ai kujtoi një takim të hershëm me Putinin, i cili u bë president i Rusisë në vitin 2000. “Putini tha: Kur do të na ftoni për t’iu bashkuar NATO-s? Unë thashë: Ne nuk i ftojmë njerëzit për t’iu bashkuar NATO-s, ata aplikojnë për t’iu bashkuar NATO-s. Dhe ai tha: Ne nuk do të qëndrojmë në linjë me shumë shtete që nuk kanë peshë”, rrëfeu ish-zyrtari i lartë britanik.
Ky përshkrim përputhet me deklaratën e Putinit në një intervistë për BBC-në para se të inaugurohej si president para më shumë se 21 vjetëve. Putini kishte thënë se nuk e përjashtonte anëtarësimin në NATO, “nëse dhe kur qëndrimet e Rusisë merren parasysh si të atyre që janë partnerë të barabartë”.
Ai kishte thënë se e ka të vështirë që ta imagjinojë NATO-n si armike. “Rusia është pjesë e kulturës evropiane dhe unë nuk mund ta imagjinoj vendin tim në izolim nga Evropa dhe nga ajo që shpesh e quajmë botë e civilizuar”, kishte thënë Putini./express/
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat