Mesazhi i tij në rrjetin social X, dikur i njohur si Twitter, erdhi një ditë pasi anëtarët e ekipit të tij thanë se kishin arritur ta gjenin vendndodhjen e tij pas disa javësh humbje kontakti.
Zoti Navalny mbahej më parë në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës, ndërsa tani gjendet në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets, një zonë e njohur për dimrat e ashpër.
Zoti Navalny shkruajti se ishte transportuar me masa kaq të shumta dhe përgjatë një trajektoreje aq të çuditshme, sa që nuk mendonte se do të bëhej e ditur vendndodhja e tij deri në janar.
Kira Yarmysh, një zëdhënëse e zotit Navalny, tha të hënën se avokati i tij ishte lejuar ta takonte në objektin e ri. Ajo tha se largimi i zotit Navalny në vendndodhjen e re synon izolimin e tij.
“Alexei, megjithëse mbahet në burg, vazhdon të jetë kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit. Ai është personi që i reziston më shumë se çdokush tjetër dhe kështu motivon të tjerët që të rezistojnë. Prandaj nuk është befasi që e transferuan tashmë në një tjetër burg, që të mos ia ndalojë dot Putinit të bëjë fushatën elektorale dhe në vazhdim të manipulojë edhe zgjedhjet”, tha zonja Yarmysh.
Zoti Navalny u arrestua në vitin 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku u kurua pas helmimit me një agjent nervor, për të cilin ka fajësuar Kremlinin. Ai i ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht./voa/
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs