
French President Emmanuel Macron waits for the arrival of a guest at the Elysee Palace in Paris, France, October 12, 2023. REUTERS/Sarah Meyssonnier
Princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan përpjekjet për të ndalur sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
Në një njoftim Ministria e Jashtme saudite bën të ditur se udhëheqësit diskutuan përmes telefonit zhvillimet rajonale, sulmet ajrore izraelite në Gazë dhe përpjekjet për të ndalur këto sulme dhe për të mbrojtur civilët.
Nga ana e tij, Macron, dënoi rifillimin e sulmeve izraelite në Gaza.
“Kthimi në armëpushim është thelbësor për lirimin e të gjithë pengjeve dhe mbrojtjen e civilëve,” tha ai në X.
Udhëheqësi francez përshëndeti punën e kryer nga Arabia Saudite me partnerët e saj arabë “në një kuadër të besueshëm për të nesërmen në Gaza, i cili duhet të shërbejë si bazë për diskutime”.
“Ne do të punojmë së bashku për të rihapur një horizont politik shumë të nevojshëm. Konferenca për zgjidhjen me dy shtete, të cilën ne do të bashkëkryesojmë, duhet të ndihmojë në ringjalljen e një perspektive politike si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, shtoi ai.
Më shumë se 700 palestinezë u vranë dhe mbi 900 të tjerë u plagosën në sulmet e reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga e marta, duke shkatërruar armëpushimin dhe marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve që u zbatua në janar.
Gati 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 112,000 janë plagosur në një fushatë brutale ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023./rtsh.al
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...