Bisedimet për një pauzë tjetër të mundshme humanitare mes Izraelit dhe Hamasit, duket se po vijojnë në Doha.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një ekip nga shërbimet e inteligjencës izraelite Mossad ishte në Doha të shtunën për bisedime me ndërmjetësit e Katarit me qëllim mundësimin e një tjetër pauze mes palëve në konflikt.
Ferri rikthehet në Gaza, Izraeli bombardon edhe jugun, mbi 180 viktima
Erdogan, kritika Izraelit: Humbët shansin për armëpushim për shkak të qasjes pa kompromise
Sipas raportimeve, bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari u përqendruan në lirimin e mundshëm të një grupi tjetër pengjesh izraelite, përveç grave dhe fëmijëve, dhe parametrat e një armëpushimi, të cilat burimi i Reuters tha se ndryshonin nga marrëveshja e armëpushimit që u rrëzua të premten.
Izraeli dhe Hamasi kanë marrë në konsideratë parametra të rinj për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin që para rënies së tij.
Armëpushimi i cili filloi më 24 nëntor përfshinte lirimin nga Hamasi të grave dhe fëmijëve izraelitë të marrë peng më 7 tetor në këmbim të lirimit të palestinezëve, përfshirë gratë, të mbajtur në burgjet izraelite.
Për përfundimin e pauzës së luftimeve, Izraeli dhe Hamasi kanë drejtuar gishtin nga njëri-tjetri.
Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Bashkëpunimi rajonal është t...
Ambasada amerikane në Tel Aviv pëson dëme të vogla nga sulme...
Thaçit i vazhdohet sërish paraburgimi në gjykimin për krime ...
Rike Roçi shijon ditët e verës me stil në natyrë – ndan foto...
Dita e tretë e Kupës së Botës për klube, Chelsea përballet m...
“Donte t’i helmonte fëmijët” | Vrasja e shqiptares nga ish b...