Sipas ish Prokurorit të Përgjithshëm Obama është gati t’i rikthehet politikës duke i ndihmuar Demokratët.
Eric Holder, afrikano-amerikani i parë në këtë pozitë, tha për reporterët se “Ai është duke ardhur dhe është i gatshëm të vazhdojë ku e la”, transmeton arbresh.info.
Ai gjithashtu shtoi se Obama “do të jetë pjesë e përpjekjeve të dukshme” teksa Demokratët përpiqen të rifitojnë mbështetjen pas humbjes nga Republikanët në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Ky lajm vjen pas atij se ish presidenti Barack Obama dhe ish zonja e parë Michelle Obama do të shkruajnë secili nga një libër dhe një pjesë e përfitimeve të dhurohet për bamirësi, duke përfshirë këtu edhe Fondacionin Obama./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...