Banorëve të Wuhanit, epiqendrës së koronavirusit u është kërkuar të forcojnë masat e “vetëmbrojtjes”, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.
Në një deklaratë të zyrtarit lokal Wang Zhonglin thuhet: “Rreziku i rikthimit të pandemisë mbetet i lartë, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm”.
Në vendimet e marra më herët, është thënë se më 8 prill do të ketë lehtësim të masave, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet normaliteti në qytetin, në të cilin u konfirmuan rastet e para me COVID-19.
Deri më tani në Kinë janë shënuar 3,332 viktima dhe 82,509 të infektuar nga Covid-19.
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...