Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u ka thënë brazilianëve që të ndalen së rënkuari rreth pandemisë dhe i kritikoi masat kufizuese që e kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Ndaluni së rënkuari. Edhe sa do të vazhdoni të qani për këtë? Edhe sa do të qëndroni në shtëpi dhe do të mbyllni gjithçka”, deklaroi presidenti brazilian, i cili edhe në të kaluarën ka marrë vëmendje me deklarata të çuditshme.
“Askush nuk mund ta duroj këtë më. Na vjen keq për vdekjet, përsëri, por na duhet një zgjidhje”, shtoi lideri i shtetit më të madh të Amerikës Jugore gjatë një tubimi.
Komentet e tij erdhën në kohën kur Brazili po përballet me fazën më të rëndë të pandeminë, ndërsa sistemi shëndetësor është buzë kolapsit, shkruan Independent.
Të enjten, Brazili shënoi rekord të numrit ditor të rasteve me Covid-19 pasi regjistroi 75.102 të prekur për 24 orë. Të mërkurën, ky vend shënoi rekord të shifrës ditore të viktimave – 1.919.
Në nivel botëror, Brazili është i dyti me më së shumti viktima të pandemisë. Deri më tani atje janë regjistruar mbi 260.000 të vdekur.
Pavarësisht gjendjes së rëndë, presidenti Bolsonaro vazhdimisht i ka dhënë prioritet ekonomisë dhe i ka kundërshtuar masat kufizuese që janë vendosur nga liderët rajonalë./arbresh.info/
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...