Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili konsiderohet qendra e konfliktit në mes të Ankarasë dhe Washingtonit, ka arritur në gjykatën e Turqisë për rifillim të gjykimit, pas akuzave të lidhura me terrorizëm.
Vëzhguesit janë duke pritur nëse ai do të lirohet meqë Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione shtesë të rast të mbajtjes së Brunsonit në Turqi.
Seanca e katërt në rastin kundër pastorit amerikan mbahet të premten në qytetin Izmir. Brunson, 50 vjeçar, mund të dënohet me 35 vjet burgim nëse shpallet fajtor për terrorizëm dhe spiunazh.
Prokurorët e akuzojnë atë për kryerje të krimeve në emër të grupeve terroriste. Ata supozojnë se Brunson është i lidhur me grupin e militantëve kurdë që udhëhiqet nga kleriku turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç më 2016.
Brunson që ka jetuar në Turqi më shumë se dy dekada i mohon të gjitha akuzat.
Washingtoni deklaron se ai është duke u mbajtur padrejtësisht nga autoritetet turke, në kuadër të arrestimeve dhe masave qeveritare pas puçit të dështuar.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert u ka thënë gazetarëve më 11 tetor se Washingtoni shpreson që ai të lirohet shumë shpejt.
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dy zyrtarë turq dhe kanë dyfishuar tarifat në importet turke të çelikut dhe aluminit. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sfiduar kërkesat e SHBA-së për lirim të Brunsonit. Megjithatë ai më herët ka përmendur ndonjë shkëmbim të mundshëm të Gulenit me Brunsonin.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...