Riaktivizimi i vullkanit Etna në Itali ka bërë që të regjistrohen rreth 130 lëkundje tërmeti më e forta e të cilave është me magnitudë katër.
Ndërkohë si pasojë e këtij fenomeni janë krijuar re të mëdha hiri në zonë.
Në vullkanin Etna është krijuar një frakturë si pasojë e riaktivizimit të tij në kraterin juglindor, ku janë regjistruar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Nga vullkani janë krijuar re të mëdha hiri.
Gjithsesi aeroporti i Katanias vijon punën normalisht. Edhe pse njësia e krizës në aeroport, është në gjendje gatishmërie.
Në vullkanin Etna, sensorët e institutit gjeofizik dhe vullkanologjisë së Katanias, kanë regjistruar pas orës 9 të mëngjesit rreth 130 lëkundje tërmeti, më e forta e të cilave ka qenë me magnitudë katër. Aktiviteti I vullkanit po monitorohet vazhdimisht.
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...