Irani tani ka më shumë se 10 herë më shumë sasi të uraniumit të pasuruar se sa e ka të lejuar nën marrëveshjen ndërkombëtare, thotë vëzhguesi bërthamor i OKB-së.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha që rezervat e uraniumit të pasuruar nga Irani kishin arritur 2,105 kg, transmeton portali arbresh.info
Irani insiston që programi bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.
Kjo vjen pasi Irani u dha inspektorëve të IAEA-s qasje në një nga dy vendet e dyshuara ish-bërthamore.
Agjencia tha se do të merrte mostra në vendin e dytë më vonë këtë muaj.
Vitin e kaluar, Irani filloi duke hequr dorë qëllimisht dhe publikisht nga zotimet që kishte bërë nën marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare, të nënshkruar në 2015 nga Irani, Kina, Franca, Gjermania, Rusia, MB dhe SHBA.
Kjo përfshinte prodhimin e uraniumit më të pasuruar sesa ishte i lejuar – edhe pse vetëm në nivele pasurimi shumë më poshtë se ato të kërkuara për përdorim në armët atomike.
Masa e Iranit erdhi si hakmarrje ndaj sanksioneve amerikane të rikthyera nga presidenti Donald Trump kur ai braktisi marrëveshjen./arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...