Një stuhi reshjesh të dendura ka goditur Japoninë perëndimore dhe qendrore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.
Agjencitë e emergjencave civile raportojnë për rreth 12 persona që kanë humbur jetën dhe të paktën 54 të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
Deri tani janë evakuuar më tepër se 1.6 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar në terren, ku po veprojnë grupet e shpëtimit.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e mëdhenj do të vijojnë ende, ndërsa bilancet mund të jenë edhe më të këqija, pasi lumenjtë kanë dalë tashmë nga shtratet dhe tokat janë të tejngopura me ujë.



Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...