Gjermania e ka lidhur lehtësimin e këtyre masave me një rënie të numrit të rasteve në Republikën Çeke, që aktualisht nuk është e dukshme, pranoi Petricek./ATSH/
Është koha të rimendojmë masat e rrepta të vendosura përgjatë kufirit gjermano-çek për shkak të pandemisë, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, në një thirrje të drejtuar homologut të tij gjerman, Heiko Maas.
“Fatkeqësisht, nuk presim ndonjë ndryshim rrënjësor në të ardhmen e afërt”, shkroi Petricek në llogarinë e tij në Tëitter, pas një konference video.
Kohët e fundit Berlini e deklaroi Republikën Çeke si një zonë me rrezik të lartë për variantet e COVID-19, duke vendosur kontrolle të rrepta të reja në kufi, gjë që shkaktoi kaos në udhëtimet në autostradat çeke në fillim të javës.
Shoferëve të kamionëve që vijnë nga Republika Çeke u kërkohet tani të regjistrohen në internet dhe të paraqesin një test negative të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë, për të shmangur ndalimin e hyrjes.
Gjermania e ka lidhur lehtësimin e këtyre masave me një rënie të numrit të rasteve në Republikën Çeke, që aktualisht nuk është e dukshme, pranoi Petricek./ATSH/
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë