Një gazetar rus investigativ i cili shkroi për vdekjen e mercenarëve në Siri ka vdekur në spital pasi ka rënë nga banesa e tij në katin e pestë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maxim Borodin u gjet i lënduar rëndë nga fqinjët në Jekaterinburg dhe u dërgua në spital, ku më vonë vdiq.
Zyrtarët lokalë thanë se nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasës por incidenti nuk ka gjasa të jetë me natyrë kriminale.
Megjithatë, një mik zbuloi Borodin kishte thënë se banesa e tij ishte e rrethuar nga burrat e sigurisë një ditë më parë.
Vyacheslav Bashkov e përshkroi Borodinin si një “gazetar parimor dhe të ndershëm” dhe tha se Borodini e kishte kontaktuar atë në orën pesë të mëngjesit më 11 prill duke i thënë se kishte “dikë me armë në ballkon e tij dhe njerëz me kamuflazh dhe maska tek shkallët”.
Borodini kishte kërkuar një avokat, shpjegoi ai, edhe pse më vonë e thirri atë përsëri duke i thënë se ai ishte i gabuar dhe se burrat e sigurisë kishin marrë pjesë në një lloj stërvitjeje.
Pasi u gjet i lënduar rëndë poshtë ndërtesës të enjten, autoritetet rajonale thanë se dera e banesës së tij ishte mbyllur nga brenda, duke treguar se askush tjetër nuk kishte hyrë ose kishte dalë nga banesa. /Telegrafi/
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...