Ofruesi i kujdesit shëndetësorë më i madh në Izrael të dielën raportoi një rënie prej 94% të rasteve simptomatike me Covid-19 në mesin e 600,000 njerëzve të cilët kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer në hulumtimin më të madh të shtetit deri më sot.
Organizata e mirëmbajtjes shëndetësore Clalit, e cila mbulon më shumë se gjysmën e Izraelit, tha që grupi i njejtë ishte 92% më pak e mundshme që të zhvillonte sëmundje të rëndë nga virusi, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Krahasimi u bë me një grup të madhësisë së njëjtë, me histori mjekësore të ngjashme, të cilët nuk kishin marrë vaksinë.
“Kjo tregon pa mëdyshje se vaksina Pfizer për koronavirus është shumë efektive një javë pas dozës së dytë, siç ishte gjetur në studimet klinike,” tha Ran Balicer, drejtori i inovacionit të Clalit.
Ai shtoi se të dhënat tregojnë që vaksina Pfizer, e cila është zhvilluar në partneritet me BioNTech, është edhe më efektive dy javë apo më shumë pas dozës së dytë.
Hulumtuesit në Insititutin e Shkencës Weizmann, të cilët vendosin në tabela të dhënat kombëtare, thanë të dielën se një rënie në numrin e të shtrirëve në spital dhe sëmundje të rëndë u identifikua në grupin e personave të moshës 60 vjeç apo më shumë të cilët u vaksinuan të parët.
Shtrirja në spital dhe sëmundja e rëndë ende po rriteshin në grup-moshat më të reja të cilët filluan vaksinimin disa javë më vonë.
Izraeli ka kryer një shpërndarje të shpejtë të vaksinave dhe baza e të dhënave e tyre ofron njohuri për efikasitetin e vaksinave dhe në cilën pikë shtetet mund të arrijnë imunitetin e tufës./arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...