Brazili ka arritur shifra rekord të vdekjeve ditore nga Covid-19.
Rekord 1,262 vdekje nga Covid-19 janë regjistruar sot në Brazil – duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 31,199 – por presidenti vazhdon të minimizojë pandeminë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Shifrat u njoftuan të martën në mbrëmje nga ministria e shëndetësisë e Brazilit, e cila gjithashtu tha se numri i rasteve të koronavirusit ishte rritur në 555.383, i dyti vetëm për Shtetet e Bashkuara.
Vendi i Amerikës së Jugut tani është në prag të parakalimit të Italisë, ku janë regjistruar 33.530 vdekje, si vendi me numrin e tretë më të lartë të vdekjeve.
Por presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili e ka hedhur poshtë Covid-19 si një “grip të vogël”, përsëri e minimizoi tragjedinë të martën.
“Më vjen keq për secilën nga vdekjet – por ky është fati i të gjithëve,” u tha Bolsonaro përkrahësve jashtë pallatit të tij në kryeqytetin Brasilia, transmeton lajmi.net.
Shteti më i populluar i Brazilit, Sao Paulo, regjistroi një numër rekord vdekjesh të martën duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve atje në afro 8,000. Rio de Janeiro ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Brazil me 5.686 vdekje, i ndjekur nga shteti verilindor i Ceara ku kanë humbur jetën 3,421 njerëz.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit