Mbretëria e Bashkuar vendosi mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshme, pabeve, restoranteve, bareve dhe qendrave të argëtimit, duke filluar që nga mesnata e së enjtes, për 4 javë. Vendimin e njoftoi Kryeministri britanik në një konferencë për shtyp, ditën e shtunë.
Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri në 2 dhjetor. Kryeministri i këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të munden.
Ai tha se shkollat, dyqanet ushqimore dhe qendrat shëndetësore do të qëndrojnë hapur. Gjithashtu do të lejohen aktivitete sportive në ambient të hapur vetëm, ose me anëtarët e së njëjtës familje.
Britania ndaloi edhe grumbullimet në banesat private. Njerëzit mund të punojnë nga banesat e tyre, përveç atyre që punojnë në fabrika dhe në ndërtim.
Johnsosn ndaloi edhe udhëtimet jo të domosdoshme jashtë Britanisë, përveç atyre për qëllime pune.
Britania e morri vendimi për shkak të përhapjes së virusit dhe mbingarkesës së spitaleve.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...