Rusia shënoi këtë të Mërkurë, një tjetër rekord të ri të vdekjeve për gjithë periudhën më shumë se 1 vjeçare të pandemisë së koronavirusit. 669 pacientë ndërruan jetë nëpër spitale, duke thyer kështu rekordin e të Martës kur pati 17 të vdekur më pak.
Varianti Delta është shkaktar i një vale të re përhapjeje të koronavirusit në gjithë vendin, që ditët e fundit i ka çuar infektimet ditore në mbi 20 mijë. Vaksinimi në Rusi po ecën me ritme tepër të ulëta dhe deri tani është vaksinuar me të dyja dozat vetëm 11% e popullsisë. Ekspertët e shohin këtë si një prej shkaqeve të numrit të lartë të viktimave. Moska po përdor politikën e ndarjes së barabartë me vendet e tjera të botës të vaksinës Sputnik-V.
Me një tjetër valë të madhe përhapjeje prej variantit indian po përballet edhe Britania e Madhe. Infektimet ditore janë po ashtu në mbi 20 mijë, por vdekjet nuk kanë pësuar rritje falë edhe procesit të përparuar të vaksinimit ku të dyja dozat i ka marrë gati gjysma e të rriturve.
Shtim të infektimeve ka edhe në Izrael e Australi. Në të gjitha këto vende po rivendosen masat kundër përhapjes. Ndërsa ekspertët francezë paralajmëruan qeverinë të përgatitet pasi është konstatuar një rritje e lehtë e infektimeve me mutacionin indian, çka mund të shkaktojë një valë të katërt në Shtator./klannews/
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...