Një rekord i ri vdekjesh është regjistruar ditën e sotme në SHBA.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 3,939 pacientë me COVID kanë vdekur brenda një dite.
Në të njëjtën kohë, vendi ka regjistruar më shumë se 250 mijë raste të reja të të infektuarve me COVID-19. Numri i njerëzve në spitale është gjithashtu më i larti që nga fillimi i pandemisë.
Më shumë se 131 mijë pacientë janë në shtretërit e spitaleve për shkak të virusit, sipas projektit Covid Tracking. Situata është veçanërisht shqetësuese në jug dhe perëndim.
Shërbimet e urgjencës në Los Angeles kanë filluar ristrukturimin e oksigjenit dhe shtretërve, duke kërkuar që ambulancat të mos sjellin njerëz me sulme në zemër në spitale shanset e të cilëve për të mbijetuar janë gati zero.
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...