Muaji i qershorit që lamë pas, ishte më i nxehti i regjistruar në histori, sipas programit të klimës Copernicus të Evropës .
Ky është muaji i 13-të radhazi që shënon një nxehtësi rekord, nënvizon shërbimi i ndryshimeve klimatike Copernicus
“Jemi përballë diçkaje më shumë se një çudi statistikore dhe që nxjerr në pah një ndryshim të madh dhe të vazhdueshëm të klimës sonë”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo.
Temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit është më e larta e regjistruar ndonjëherë, sipas shërbimit të klimës. Ajo ishte 1,64 gradë më shumë se mesatarja para-industriale e periudhës 1850-1900, kur shpyllëzimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk kishin kontribuar ende në ngrohjen e klimës së Tokës./A2CNN
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...