Belgjika ka përjetuar javën më të nxehtë në historinë e saj meteorologjike, njoftoi sot raportuesi më i famshëm i motit në këtë vend, David Dehenauw, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ka qenë “java më e ngrohtë që nga viti 1883” me një temperaturë mesatare maksimale prej 33,5 gradë celsius (92,3 Fahrenheit) e regjistruar midis 6 dhe 12 gushtit nga stacioni vëzhgues mbretëror në Uccle, shpjegoi kreu i parashikimit të motit në Institutin Meteorologjik Mbretëror në një postim në Twitter.
Rekordi i ri u tejkalua me 0,1 gradë celsius më shumë se temperatura maksimale javore e mëparshme nga viti 1976.
Së bashku me pjesën tjetër të Evropës Perëndimore, Belgjika ka qenë duke përjetuar valë të nxehtë që nga 4 gushti. Deri para disa kohësh, Belgjika ka qenë e njohur për klimën e saj oqeanike me verë të freskët.
Përfshirë këtë verë aktuale, vetëm 41 valë nxehtësie kanë goditur vendin që nga viti 1901, nga të cilat dhjetë ndodhën në dekadën e kaluar për shkak të ndryshimit të klimës.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren